Sherbime

Misioni dhe strategjia e Qendres Hap pas Hapi

  • Të krijoje modele dhe të përhape parimet e demokracise në edukimin e femijerise se hershme në Shqipëri duke treguar kujdes të veçantë për grupet e margjinalizuara.
  • Ruajtja e modelit të krijuar në të gjitha nivelet dhe përhapja e ketij modeli përmes trajnimeve lokale e kombetare, mbështëtje profesionale e vazhdueshme, botime në ndihme të mesuesve etj.
  • Bashkepunimi me organizatat qeveritare dhe joqeveritare qe punojnë për femijerinë e hershme në Shqipëri dhe qe kanë objektiva të përbashketa .
  • Realizimi i veprimtarive qe sigurojnë të ardhura në sherbim të vazhdimesise se punës për realizimin e misionit të Qendres HPH.

Shtyllat e Metodologjise Hap pas Hapi

  • Praktika të përshtatshme nga ana zhvillimore.
  • Mesimdhenie me femijen në qender.
  • Përfshirja e Familjes.
  • Praktika të demokracise.

Menyra e organizimit të aktivitetit të Programit

  • Krijimi i lidhjeve institucionale
  • Ministria e Arsimit dhe Shkences
  • IZHA, IKAP
  • Universitetet qe përgatisin mesues për parashkollorin dhe shkollen fillore
  • DARe dhe ZA
  • Ngritja e kapaciteteve qëndrore dhe lokale
  • Mbështetje profesionale nga International Step by Step Association Hollandë
  • Rritja e vazhdueshme e kapacitetit profesional të ekipit Hap pas Hapi
  • Ekipet trainuese lokale
  • Kopshtet trainuese
  • Shkollat Model
  • Forma të ndryshme kualifikimi
  • Organizim trajnimesh të formave të ndryshme (bazike, të avancuara, ditë mësimore të hapura, grupe pune për tema të caktuara, etj.)
  • Asistencë teknike
  • Botimet
  • Ndërtimi i infrastrukturës
  • Mjedise fizike të përshtatshme (krijimi i modeleve)
  • Baza didaktike e bollshme dhe e përshtatshme

Projekte dhe iniciativa

  • Zhvillimi profesional i mësuesve në arsimin parashkollor dhe fillor
  • Metodologjia me në qendër fëmijën “Hap pas Hapi”
  • Përfshirja e fëmijëve me nevoja të vecanta në kopshte e shkolla fillore
  • Projekti për fëmijët e etniciteteve të ndryshme
  • Program për prindërit
  • Iniciativa e krijimit të materialeve didaktike me mjete të riciklueshme
  • Shtrirja e projektit të parashkollorit në zonat rurale
  • Projekti i Botimit të Librave për Fëmijë në Internet

Botime për mbështëtjen e zbatimit të metodologjisë
“Krijimi i klasave me fëmijën në qender” për:

  • Çerdhet
  • Kopshtet
  • Klasa e 1-2,
  • Klasa 3-4

Cikël tekstesh mesimore për Programet Universitare:

  • Të mësuarit përmes lojës
  • Lidhjet e shkollës me familjen
  • Mësimdhënia e individualizuar në fëmijërinë e hershme
  • Studimi i fëmijëve përmes vëzhgimit dhe dokumentimit

“Mjete mësimore me materiale të ricikluara” për:

  • Parashkollorin
  • Shkollën fillore

Revista periodike për mësues, prindër e specialistë :

  • “Parashkollorët” (që prej vitit 1997)
  • “Fëmija në qendër” (për parashkollorin dhe shkollën fillore që nga viti 2002)

Mbështetje për botime të tjera nga specialistë shqiptarë

Hap pas Hapi-si pjesë e rrjetit

  • Qendra Hap pas Hapi-anëtar me të drejtë vote në Shoqatën Ndërkombëtare Hap pas Hapi (ISSA) www.issa.nl
  • Anëtar i World Forum for Education www.worldforumfoundation.org
  • Anëtar i Aleancës së Fëmijëve-Shqipëri
  • Anëtar i National Association for Education of Young Children (NAEYC) – USA http://www.naeyc.org/
  • Anëtar i Council for Exceptional Children (CEC) – USA https://www.cec.sped.org/
  • Anëtar i Association for Supervision and Curriculum Development (ASCD)- USA http://www.ascd.org/

Krijimi i bashkëpunimeve

  • Projekti për standardet Kombëtare të mësuesit për Arsimin Parashkollor në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe UNICEF
  • Hartimi i Strategjisë së arsimit parauniversitar – bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe UNICEF
  • Projekti për foshnjat dhe fëmijët deri 3 vjec – në bashkëpunim me UNICEF
  • Shtrirja e projektit në zonat rurale –
  • Përfshirja e prindërve – në bashkëpunim me UNESCO
  • Mentorimi i Programit Hap pas Hapi në Kosovë – në bashkëpunim me ISSA
  • Shtrirja e rrjetit HpH në rrethe të reja – në bashkëpunim me OSI

Elementët metodologjisë Hap pas Hapi që po aplikohen në shkallë të gjerë në arsimin Shqiptar:

  • Integrimi ndërlëndor
  • Mësimi tematik
  • Vlerësimi i vazhdueshëm dhe autentik
  • Të mësuarit me objekte konkrete
  • Puna me grupe
  • Organizimi i klasës në qendra aktiviteti (në kopshte)
  • Të nxënit me bashkëpunim
  • Inteligjencat e shumëfishta
  • Vëzhgimi dhe dokumentimi i fëmijëve
  • Bashkëpunimi me prindërit
  • Pasurimi i klasës me mjete mësimore

Disa Shifra
Për kopshtet:

  • Numri i mësuesve që kanë marre ciklin e plotë të trainimeve – 1329
  • Numri i mësuesve që kanë marre trainime të pjesshme mbi metodologjinë HpH – 3005
  • Numri i femijeve dhe familjeve te tyre qe kanë përfituar nga ky program – 16914 dhe shtohen çdo ditë

Për Shkollen Fillore:

  • Numri i mësuesve që kanë marrë ciklin e plotë të trainimeve – 1429
  • Numri i mësuesve që kanë marrë trainime të pjesshme mbi metodologjinë HpH – 2382
  • Numri i femijeve dhe familjeve te tyre qe kanë përfituar nga ky program – 12190 dhe shtohen çdo ditë

Për çerdhet
(Projekt i realizuar në bashkepunim me UNICEF) :

  • Numri i mesuesve qe kanë marre ciklin e plote te trainimeve – 115
  • Numri i femijeve dhe familjeve te tyre qe kanë përfituar nga ky program – 1460

Zbatimi i metodologjisë Hap pas Hapi në realitetin arsimor shqiptar, nder te tjera:

  • Ka mundësuar përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në shkollat dhe kopshtet ku funksionon,
  • Ka shkundur mesuesit nga tendencat tepër tradicionale të mësimdhënies, i ka pasuruar me forma dhe strategji të reja pune, duke përmirësuar profilin e tyre si mësimdhënës,
  • Ka pasuruar kurrikulën me modele të reja organizmi dhe përmbajtjeje
  • Ka mundësuar kualifikimin e një numri të konsiderueshëm të mësuesve dhe specialistëve të interesuar
  • Ka afruar prindërit pranë jetës së shkollës dhe përmbajtjes së saj,
  • Ka përcjellë forma të reja produktive, motivuese, nxitëse dhe racionale pune për vlerësimin e nxënësve,
  • Ka mundësuar përmirësime të ndjeshme të mjedidit fizik të çerdheve, kopshteve dhe shkollave ku është zbatuar, si dhe ka ndihmuar në vendosjen e standardeve për ndertimin apo konstruksionin e godinave te reja.
  • Ka paraprirë përgatitjen e mësuesve të ardhshëm me profesionalizëm duke u shtrirë edhe në nivelin universitar,
  • Ka mbështetur mësuesit me literaturë dhe botime mbi metodat e mësimdhënies me fëmijën në qendër.