Rreth Nesh

20 vjet eksperiencë në mbështetjen e zhvillimit të edukimit në fëmijërinë e hershme në Shqipëri
“Cilësi në edukimin e fëmijërisë së hershme.”
“85% e asaj që ti je – intelekti, personaliteti, aftësitë e tua sociale – janë zhvilluar deri në moshën 5 vjeçare. Investimi ia vlen të bëhet aty ku mund të sjellë ndryshimin më të madh.”

Programi “Hap pas Hapi” është një program që zbatohet në 28 vende të botës, i filluar me iniciativën e Institutit të Shoqërisë së Hapur – NY , USA që në vitin 1994. Fokusi kryesor i programit ishte krijimi i nje modeli mesimdhenie me femijen në qender për institucionet qe sherbejnë për mirerritjen e femijeve 0-10 vjec. Në vitin 2002, duke pasur parasysh faktin se:

  • Mbi 3000 mesues te çerdheve, kopshteve, dhe shkollave fillore në gjithë Shqipërine kishin ndjekur kursin e plote te trainimit mbi metodologjinë Hap pas Hapi, dhe punonin cdo dite në institucionet arsimore publike për zbatimin e kesaj metodologjie në klasa.
  • Rreth 300 klasa të tjera jashtë rrjetit fillestar kryesisht në rrethet ku është zbatuar projekti, që aplikonin aspekte të veçanta të metodologjisë HPH.
  • Mbi 900 mësues të tjerë në mbarë vendin kishin marrë pjesë në trajnime të shumta lokale e rajonale që janë organizuar nga grupet e trajnuesve lokalë për përhapjen e metodologjisë.

U vendos për krijimin e Qendrës Hap pas Hapi, misioni i së cilës është të krijojë modele dhe të përhapë parimet e demokracisë në edukimin e fëmijërisë së hershme në Shqipëri. Qëllimi kryesor i Qendrës Hap pas Hapi është të sherbeje si pike fokale për zhvillimet në edukimin e femijerise se hershme në Shqipëri, me qellim përmiresimin e cilesise se sherbimeve të femijerise se hershme në Shqipëri, nëpërmjet:

  • Konsolidimit të rrjetit Hap Pas Hapi me mesues, prinder dhe me gjere duke modeluar program cilesor për femijerinë e hershme.
  • Ruajtjes dhe paraqites se standardeve të cilesise s larte nderkohe qe programi zgjerohet në Shqipëri.
  • Shtrirjes se metodologjise me femijen në qender në bashkepunim me partnere të tjere të interesuar.

Qendra Hap pas Hapi punon qe të arrije qellimet e veta duke ofruar konsultime, trainime dhe asistence teknike në Femijerinë e Hershme për të gjithe partneret e saj.