Programi HpH për arsimin parashkollor, i hartuar për fëmijët 3-6 vjeç vë theksin tek pjesëmarrja e familjes, mësimdhënia e individualizuar dhe një mjedis klase që mbështet zgjedhjen e lirë të fëmijëve. Klasat janë të organizuara në qendra veprimtarie në mënyrë që të nxitet të mësuarit përmes lojës, të mësuarit në bashkëpunim si dhe të mësuarit përmes materialeve konkrete.
Mësuesit  aftësohen që përmës vëzhgimeve të kujdesshme të evidentojnë aftësitë, nevojat dhe interesat e secilit fëmijë., and needs of each child.

Teknikat e vlerësimit të metodologjisë HpH dhe përdorimi i dosjeve të veçanta për secilin fëmijë i ndihmon mësuesit në planifikimin e punës me secilin fëmijë. Pjesëtarët e familjeve marrin pjesë aktivisht në veprimtaritë e klasës dhe  mbështesin mësimnxënien e fëmijëve edhe në mjedisin e shtëpisë.

Krijimi i klasave me fëmijën në qendër 3 – 6 vjeç  nxit krijueshmërinë e  mësuesve në krijimin e mjediseve për një të mësuar aktive dhe të individualizuar për fëmijët e moshave parashkollore si dhe i prezanton atyre një larmishmëri mënyrash për përfshirjen e prindërve në program.
Në klasat Hap pas Hapi fëmijët mësojnë të:

  • Bëjnë zgjedhje
  • Marrin përgjegjësi dhe të respektojnë të tjerët
  • Shprehen lirshëm dhe të jenë krijues
  • Bëhen qytetarë aktivë dhe të jenë nxënës që mësojnë gjatë gjithë jetës.

Krijimi i mjeteve mësimore me mjete të ricikluara për klasat me fëmijën në qendër mbështet punën e mësuesve në konceptimin dhe realizimin e mjeteve mësimore në një mënyrë të thjeshtë dhe jo të kushtueshme. Këtu janë përmbledhur përvoja të mësuesve nga vende të ndryshme të botës ku është zbatuar programi HpH. Përshkrimi i secilit mjet ka rubrikën “Lidhja me familjen” që lidh familjen me përvojën mësimore të fëmijës në klasë. Një libër mjaft i kuptueshëm për mësuesit që jo vetëm prezanton përvoja të ndryshme por edhe nxit krijueshmërinë dhe dëshirën e mësuesve për të krijuar mjete të reja.

Edukimi dhe kultura e demokracisë: Praktika të fëmijërisë së hershme  shpjegon lidhjen mes demokracisë dhe mësimdhënies në fëmijërinë e hershme. Ai ofron udhëzime të qarta dhe specifike, shembuj e metoda praktike si dhe gjuhën e përshtatshme që ndihmon në përgatitjen e qytetarëve të ri të një shoqërie demokratike.

Disa nga tematikat e trajtuara në të përfshijnë:

  • Iniciativa dhe ofrimi i mundësive
  • Liria e mendimit dhe e fjalës
  • Vlerësimi i ndryshimeve dhe ngjashmërive
  • Respekti kundrejt autoritetit
  • Mundësitë për zgjedhje
  • Kultura familjare

Programi Hap pas Hapi për arsimin parashkollor mbështetet nga një sërë modulesh trajnimi të cilat ndihmojnë mësuesit dhe drejtuesit të zbatojnë në praktikë parimet e metodologjisë Hap pas Hapi.

Modulet e trajnimit përfshijnë këto tematika:

  1. Të mësuarit përmes lojës
  2. Individualizimi
  3. Vëzhgimi dhe regjistrimi i zhvillimit të fëmijëve
  4. Përfshirja e familjes
  5. Puna në ekip
  6. Komunikimi me fëmijët e vegjël
  7. Rritja e vete-vlerësimit dhe krijimi i konceptit per veten tek fëmijët
  8. Përdorimi i blloqeve në kopësht
  9. Mjedisi në klasën me në qendër fëmijën
  10. Qendrat e aktivitetit
  11. Roli i mësuesit në klasën me në qendër fëmijën
  12. Planifikimi ne klasën me në qendër fëmijën
  13. Vlerësimi ne klasën me në qendër fëmijën
  14. Të mësuarit përmes objekteve konkrete
  15. Mësimi tematik
  16. Mësimi i integruar
  17. Aktivitete të përshtatshme nga ana zhvillimore
  18. Gatimi
  19. Loja dramatike
  20.  Arti
  21. Letërsia
  22. Matematika dhe manipulativet
  23. Muzika
  24. Aktivitete jashte klase
  25. Rëra dhe uji
  26. Shkenca