Programi HpH në shkollën fillore shtrin filozofinë dhe metodologjinë e programit parashkollor në klasat e shkollës fillore. I hartuar në mënyrë që t’i përshtatet standardeve për arsimin fillor,  ky program prezanton metoda mësimdhënieje me fëmijën në qendër si të nxënit në bashkëpunim, integrimi i njësive tematike, zhvillimi i aftësive komunikuese dhe të të menduarit kritik. Mësuesit ndihen të përgjegjshëm për të nxënit e fëmijëve dhe tregojnë kujdes e dashuri për ta.

Pjesëmarrja e familjes, vlerësimi, menaxhimi i klasës, përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe zhvillimi i karakterit janë aspekte të rëndësishme të programit.

Krijimi i klasave me fëmijën në qendër:  6-7 vjeç  prezanton metoda të përshtatshme  zhvillimore për mësimdhënien e gjuhës, leximit, matematikës, arteve vizuale, shkencës dhe studimeve shoqërore në një mjedis klase që mishëron parimet demokratike dhe ku familjet janë të përfshira aktivisht.
Katër çështje kyçe unifikojnë përmbajtjen:

  • Komunikimi është koncepti kyç për mësimdhënien e letërsisë, arteve vizuale dhe matematikës.
  • Kujdesi përbën shtysën kryesore për studimin e shkencës dhe edukimin e karakterit.
  • Komuniteti i ndihmon fëmijët të lidhin historinë, gjeografinë dhe edukatën shoqërore si dhe për të ndërtuar marrëdhëniet mes prindërve, mësuesve dhe fëmijëve.

Krijimi i klasave me fëmijën në qendër : 8-10 vjeç  i adresohet mësuesve të shkollës fillore për të plotësuar nevojat arsimore të fëmijëve të klasave të treta dhe të katërta. Ky program nxit:

  • Ndarjen e përgjegjësive mes fëmijëve dhe mësuesit
  • Integrimin e përmbajtjes tradicionale të të gjitha fushave përmes mësimeve tematike.
  • Përdorimin e pyetjeve të hapura për të nxitur zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik.
  • Krijimin e një mjedisi mësimor që nxit të mësuarin aktiv.

Modulet e trajnimit sigurojnë informacion praktik për t’i përgatitur mësuesit që të zbatojnë programin në shkollën fillore.

Lista e moduleve të trajnimit për mësuesit e shkollës fillore:

  1. Roli i mësuesit ne klasën me në qendër fëmijën
  2. Menaxhimi dhe organizimi i klasës  me në qendër fëmijën
  3. Inteligjencat e shumëfishta dhe stilet e të mësuarit në klase
  4. Mësimi i individualizuar
  5. Ndërveprimet mësues- nxënës
  6. Vlerësimi
  7. Organizimi i klasës, mjedisi ne klasën me në qendër fëmijën
  8. Mësimi  tematik
  9. Përfshirja familjare
  10. Të mësuarit përmes lojës
  11. Komunikimi
  12. Qendrat e aktivitetit
  13. Shkrimi i përbashkët
  14. Arti
  15. Një program leximi i balancuar
  16. Matematika
  17. Shkenca në shkollën fillore
  18. Workshop praktik per përgatitje materialesh
  19. Të mësuarit në bashkëpunim për mësuesit dhe nxënësit
  20. Planifikimi ne klasën me në qendër fëmijën
  21. Vëzhgimi dhe dokumentimi në shkollën fillore
  22. Roli i asistentit ne klasën me në qendër fëmijën
  23. Integrimi i lëndëve në shkollën fillore
  24. Proçesi kërkimor në shkencë
  25. Matematika në klasën e katërt
  26. Dramatizimi i leximit
  27. Proçesi i leximit dhe shkrimit në klasën e katërt