Misioni

Ne nxisim edukimin cilësor të fëmijërisë së hershme në Shqipëri për të mbështetur çdo fëmijë të zbulojë maksimumin e potencialit të vet, duke përmirësuar praktikat e edukimit dhe politikat arsimore, të mbështetura në studime bashkëkohore.

Ne mbështesim zhvillimin profesional për gjithë ata që punojnë me dhe për fëmijët.

Ne ndihmojmë mësuesit dhe specialistët e tjerë të kuptojnë dhe praktikojnë mësimdhënien me në qendër fëmijën.

Ne mbështesim përfshirjen e familjeve dhe të komunitetit në kopshtet dhe shkollat fillore.

Synimi kryesor i programit Hap pas Hapi është të rrënjosë idealet dhe parimet demokratike tek femijët e vegjël dhe familjet e tyre.

Ne ndihmojmë mësuesit të nxisin fëmijët për:

  • të bërë zgjedhje,
  • të marrë përgjegjësi për vendimet e tyre,
  • të shprehur idetë në mënyrë krijuese,
  • të përqafuar ndryshimet,
  • të zhvilluar aftesitë për një të menduar kritik,
  • të praktikuar të menduarin e pavarur.

Prindërit marrin pjesë aktivisht në edukimin e fëmijëve të tyre.

Gurët e themelit të këtij programi janë:

  • Praktikat e përshtatshme zhvillimore – përmbajtja e kurrikulës, metodat e mësimdhënies, materialet e klasës dhe ndërveprimi i të rriturve bëhen në përputhje me moshen dhe me ndryshimet individuale të fëmijëve.
  • Të mësuarit në qendër fëmijën- fëmijët rriten më mirë kur ata janë thellësisht të angazhuar në të mësuarin e tyre. Aktivitetet mësimore janë të përshtatura për çdo fëmijë dhe janë të bazuara në aftësitë, nevojat dhe interesat e tyre.
  • Pjesëmarrja e familjeve – Familjet janë edukatorët e parë të fëmijëve dhe kanë një ndikim të madh tek ato. Prandaj ato bëhen partnerë në proçesin e edukimit. Familjet informojnë dhe e zgjerojnë të mësuarin që realizohet në klasë.
  • Praktikat demokratike – Fëmijët, prindërit dhe mësuesit përdorin praktika që nxisin individualitetin, të menduarin kritik, iniciativën, të pyeturin, zgjedhjet, pavarësinë, marrjen e vendimeve dhe respektin për ndryshimet që ekzistojnë mes njerëzve.

Filozofia e Qendrës Hap pas Hapi mbështetet edhe me materiale të shkruara, kurse dhe materiale trajnimi, të hartuara për stafin mësimor që punojnë me:

  • Foshnjet dhe fëmijët e vegjël (mosha 0 – 3 vjeç)
  • Fëmijët e moshës parashkollore (mosha 3 – 6 vjeç)
  • Fëmijët e shkollës fillore (mosha 6 -10 vjeç)
  • Fëmijët me nevoja te veçanta

Shkollave të larta që përgatisin mësues.