Programi HpH per foshnjat dhe fëmijët bashkon kujdestaret dhe familjet në misionin e madh të mirërritjes dhe edukimit të fëmijëve të vegjël.

Krijimi i programeve me fëmijën në qendër për foshnjat dhe fëmijët çapitës paraqet praktika me fëmijën në qendër që nxisin rritjen dhe zhvillimin e fëmijës bazuar në interesat, nevojat dhe aftësitë e fëmijëve të vegjël brenda një mjedisi të sigurtë dhe të kujdesshëm.
Ky program parashtron bazat bashkëkohore kërkimore shkencore mbi edukimin në fëmijërinë e hershme dhe i pajis kujdestaret me shume teknika pune për të mbështetur:

  • Zhvillimin emocional, njohës, gjuhësor dhe fizik të fëmijëve shumë të vegjël.
  • Komunikimin me familjet dhe pjesëmarrjen e tyre në proçesin e edukimit dhe rritjes së fëmijëve.
  • Krijimin e mjediseve sa më të përshtatshme me fëmijën në qendër.

Programi HpH për foshnjat dhe fëmijët çapitës mbështetet edhe module trajnimi për kujdestaret, specialistët, prindërit dhe studentët e Fakultetit të Infermierisë.

Programi siguron informacion praktik lidhur me:

  1. Përdorimi i njohurive mbi foshnjat e fëmijët 0-3 vjeç për të krijuar program per kujdesin e femijeve
  2. Mjedise që funksionojnë
  3. Një vështrim i plotë i foshnjeve dhe fëmijëve 0-3 vjeç
  4. Roli ynë në mbështetjen e zhillimit të fëmijëve
  5. Vendosja e besimit ndërmjet kujdestarëve dhe bebeve
  6. Mbështetja e fëmijëve në procesin e lidhjes dhe shkëputjes nga prindërit
  7. Aktivitet praktik për bërjen e librave
  8. Vëzhgimi i foshnjave dhe fëmijëve 0-3 vjeç
  9. Zhvillimi shoqëror i foshnjave dhe fëmijëve 0-3 vjeç
  10. Përgatitja e mjedisit për foshnjat dhe fëmijët 0-3 vjeç
  11. Si mësojnë foshnjat dhe fëmijët 0-3 vjeç
  12. Loja si një aspekt thelbësor i zhvillimit
  13. Vendosja e një rutinë ditore për foshnjat dhe fëmijët 0-3 vjeç
  14. Komunikimi me foshnjat dhe fëmijët 0-3 vjeç
  15. Mështetja e zhvillimit fizik të fëmijëve
  16. Eksperiencat e ushqimit për foshnjat dhe fëmijët 0-3 vjeç
  17. Eksperiencat e lojërave shqisore
  18. Kur mendon për bebet duhet të mendosh për prindërit